Një nga destinacionet turistike mjaft të pëlqyera në Lezhë është dhe laguna e Vainit.Natyra me ajer të paster laguna dhe deti e kanë kthyer këtë zonë mjaft tërheqese për vendasit dhe të huajt.Vizitoret janë kryesisht ditor të cilët e zgjedhin këtë zonë për shëtitje në natyre, piknik apo dhe për të bërë plazh në pjesen e bregdetit.
Për periudhen Janar-Korrik 2024, numri i vizitorëve në zonën e mbrojtur të Vainit ka arritur në 7800 përsona, ku një pjesë e konsiderueshme e tyre janë shtetas të huaj.
Me një shumellojshmeri habitatesh dhe biodiversitet të pasur të florës dhe faunës, vlerat arkeologjike, bujqësinë, peshkimin, ky rezervat natyror është një potencial i rëndësishëm për zhvillmin e turizmit dhe eko-turizmit.