Laguna e Kune-Vainit ne Lezhe do të rikuperojë ekosistemin e saj, fale një projekti bashkëfinancuar nga Fondi Global i Mjedisit-GEF dhe UNEP dhe Ministrisë së Mjedisit.Ministri Lefter Koka gjatë prezantimit të projektit me vlerë 20 mln dollarë vlerësoi se do ndikojë në ekonominë e banorëve të zonës, ndërsa kërkoi dhënien fund të lejeve abuzive me mjedisin.
Lefter Koka: “Derdhja e hidrovorit në lagunë e cila në periudha të ndryshme të vitit ka dëmtuar ekosistemin në këtë zonë. Njerëzit që ushtrojnë këtë aktivitet t’i binden specialistëve të fushës që ajo punë që është fitimprurëse për ta të jetë dhe e dobishme për shtratin e lumit, një mal, një fushë”.Kryebashkiaku i Lezhes Fran Frrokaj, duke iu referuar demeve nga zjarret masive në malin e shengjinit, i ka kerkoi qeverise qe ti vlerësojë me shume pyjet dhe te planifikojë mbrojtjen e tyre. Fran Frrokaj: “Në projektet e ardhshme të kemi një përqëndrim më të madh të vëmendjes në këtë drejtim pasi janë dëme që shkaktohen për pak kohë dhe duhet shumë kohë që të riparohen”.Gjatë 3 viteve të finalizimit të Projektit “Ndërtimi për Rikuperimin e Lagunës Kune-Vain do ndërtohen 10 puse që të shkarkojnë ujë të pastër në lagunë, 1 kanal funksional të hyrjes së baticës, 2 panele valëthyese, ripyllëzimi i 10 hektarë pyjeve të degraduara bregdetare, si edhe ndërtimi dhe mbjellja e 2000 metër duna bregdetare me bimë rezistente ndaj klimës.