Si cdo sezon veror fluksi i pacienteve qe paraqiten prane Spitalit Rajonal Shkoder eshte me i larte se ne muaj e tjere te vitit. Shefi i urgjences Astrit Lahi shprehet se temperaturat e larta te diteve te fundit ka bere qe ky repart te kete nje numer me te madh personash me rreth 90 vizita ne dite kryesisht individe qe paraqiten me semundje kardiovaskulare, respiracionit dhe çrregullime te aparatit tretes.
Sa i takon rasteve me aksidente situata sivjet paraqitet me e mire ne krahasim me sezonet e kalura ne urgjencen e spitalit rajonal shkoder.Nderkaq mjeku Astrit Lahi u ben thirrje qytetareve te evitojne temperaturat e larta pasi ditet e fundit jane paraqitur persona qe kane toksikacione te ndryshme si shkak I konsumit te ushqimeve te pakontrolluara.