Kjo lahute e cila është prodhuar para viteve 1820 ndodhet në Lezhë. Ajo ruhet nga rapsodi dhe instrumentisti i njohur Llesh Prenga. Instrumenti muzikor i cili vijon të jetë funksional është punuar dhe realizuar me mjeshteri nga stërgjyshi i rapsodit, i cili ka qenë nje nga lahutaret me ze i treves së veriut.
Pavarësisht se pasardhesit e fisit Prenga me origjine nga Oroshi i Mirditës, janë të fokusuar mësëshumti tek çiftelia, lahuten e vjeter vijojnë ta ruajne si nje vlerë e çmuar e trashegimisë kulturore, por edhe luajnë muzike me të. Gdhendja e brinjeve të dashit në të është e veçanta e kesaj lahute, që sipas rapsodit Llesh Prenga identifojnë simboliken e të fisit të tij.
Muzika folklorike është traditë e familjes Prenga prej të pakten 2 shekujsh dhe vijon tju trashegohet brezave, duke qene shembulli më i mirë i përçimit të trashëgimisë kulturore shqiptare, e cila ka nisur të venitet gjatë viteve të fundit.