Luigj Gjerkaj, është 58- vjeçari nga Kelmendi I cili prej moshës 15- vjeçare merret me punimin e lahutës dhe çiftelisë. Lahutari tregon se puna e tij nisi si nevojë, për shkak të numrit të vogël të këtyre dy instrumenteve në zonë.

Ai tregon edhe materialet që përdor për secilin prej instrumentëve.Pjesën më të madhe të instrumenteve, Luigji e shet në Amerikë dhe Europë ndërsa tregon se nuk mund t’I shesë me çmimin që duhet.

Luigj Gjerkaj është një nga lahutarët në këtë zonë që kontribuon për ruajtjen e kulturës dhe traditës. Së bashku me familjarët e tij, 58-vjeçari mundohet të japë kontributin e tij në trashëgimin e kësaj tradite

 

Artikulli paraprakVAÇAJ: TË HAPET PUNISHTE PËR PUNIMIN E XHUBLETËS
Artikulli tjetërFESTË PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE NË LEZHË