Ministri i Jashtëm i Sllovakisë në fjalën që mbajti ka deklaruar se në bisedimet me Cakajn kanë biseduar edhe për protestat e opozitës.

Lajcak e ka konsideruar një veprim jo të drejtë djegien e mandateve nga ana e opozitës dhe ka dënuar dhunën e përdorur vazhdimisht në protesta.

“OSBE ka punuar për të mirë të vendeve. Bashkëpunimi është forcuar për luftën kundër korrupsionit. Vendi juaj do të marri në dorë kryesin e OSBE nga 1 janari . Sllovakia është gati të mbështes ekipin tuaj për këtë detyrë. Duke ju ndihmuar dhe

duke ndarë provojën tonë me ju. Kemi patur bashkëpunim të mirë. Ju urojmë suksese për të marrë në dorë këtë detyrë. Shqipëria ka bërë përparim, por më shumë nevojitet të bëhet sidomos në krimin e organizuar dhe reformat në Drejtësi. Institucione të forta dhe parlament efikas është një forcim i demokracisë.

Protesta paqësore janë e drejtë themelore e respektuar. Por dallimet duhet të përfaqësohen në parlament. Dhuna është bërë shumë e mërzitshme trazirat heqin çdo shans për dialog. Vazhdimi i protestave të dhunshme do të dëmtojë dhe të pengojë Shqipëri në rrugën e saj për përparim. Duhet kaluar këto dallime.

Dua të them se heqja dorë nga mandatet është për të ardhur keq. Opozita ka një rol të rëndësishëm por veprimi i tyre nuk ishte i drejtë. Dhuna ndaj ambasadorit të OSBE ishte e papranueshme, falënderoj qeverinë për masat që ndërmori” është shprehur Lajcak.

Më pas Lajcak ka shtuar: “Më vjen keq për vendimin e opozitës për të mos marrë pjesë në zgjedhje. Ne demokraci duhet diskutuar dhe jo duke bojkotuar zgjedhjet, kjo nuk është rruga e drejtë.

Breza të Shqipërisë e kanë ëndërruar zgjedhjet e ndershme dhe janë monitoruar nga OSBE dhe raportet tregojnë se përmbushen zgjedhjet e lira e të ndershme. Prandaj rruga drejtë zgjidhjes opozita duhet të punojë për të përmbushur standardet dhe jo të dal nga Kuvendi”.

Artikulli paraprakJETA, KARRIERA DHE TE PATHENAT E RITA NDOCIT
Artikulli tjetërTONIGHT – 03.06.2019