I dërguari special i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak deklaroi sot se takimi që do të mbahet në Bruksel në 27 shkurt mes Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiç, është tepër i rëndësishëm dhe se pranimi i propozimit franko-gjerman varet nga qëndrimi që do të mbajnë palët.

Lajçak tha se plani u ishte prezantuar të dy liderve që në shtator dhe se të dy, njëri në janar dhe tjetri në shkurt e kishin pranuar propozimin. Por sllovaku tha se tashmë ishte koha që dy liderët ta deklarojnë publikisht qëndrimin e tyre lidhur me propozimin franko-gjerman. Ai shtoi se vetëm pasi Kurti dhe Vuçiç ta pranojnë publikisht planin atëherë mund të flitet për zbatimin e tij.

“Tani ka ardhur koha që ata të pranojnë zyrtarisht dhe publikisht propozimin dhe pastaj të diskutojnë zbatimin e tij,” ka thënë Lajçak për mediat serbe.

Lajçak theksoi se nëse të dyja palët e refuzojnë propozimin, kjo do të dërgonte një sinjal negativ se nuk janë të gatshëm të normalizojnë marrëdhëniet dhe të shkojnë në rrugën evropiane.

Artikulli paraprakPROTESTA E PEDAGOGËVE, REAGON PD: I MBËSHTESIM, ZOTOHEMI QË STUDENTËT TË PAGUAJNË VETËM…
Artikulli tjetërNJË VIT NGA NISJA E LUFTËS NË UKRAINË, MINISTRJA XHAÇKA NË TAKIMIN E ASAMBLESË SË OKB