I dërguari i BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, gjatë qëndrimit të tij në Beograd ka zhvilluar vizitë me presidentin serb Aleksandar Vuçiç. Teksa ka ndarë pamje nga takimi me Vuçiç, Lajçak thotë se me të u pajtua për hapat e ardhshëm në dialog. Lajçak shkruan se me Vuçiç kishte në “diskutim të hapur mbi gjendjen aktuale në dialog”.

“Ne ramë dakord për hapat e ardhshëm për periudhën e ardhshme”, shkruan Lajçak.

Lajçak fillimisht zhvilloi vizitë në Prishtinë, ai dje u takua me zv.kryeministrin Besnik Bislimi, nga ku tha se Kosova dhe Serbia duhet të ndërmarrin hapa për zbatimin e kësaj marrëveshjeje, duke kujtuar se qasja në fondet e BE-së varet prej saj.

Artikulli paraprakQEVERIA MIRATON 300 KUOTA PËR KREDI TË REJA, JA SI NDAHEN DHE KUSH PËRFITON
Artikulli tjetër“NJË ZJARR I RI SHPËRTHEN ÇDO 10 MINUTA”/ GREQIA PËRBALLË FLAKËVE