I dërguari i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Mirosllav Lajçak, ka zhvilluar një vizitë në Beograd, në kuadër të përgatitjeve për takimin e radhës në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq. Lajçak viziton Beogradin disa ditë pas vizitës dyditore në Prishtinë, ku është takuar me Kurtin, Presidenten Osmani dhe opozitarët. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka thënë se gjatë takimeve të kaluara me të dërguarin e Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Mirosllav Lajçak, ka diskutuar se çfarë mund të bëhet sa i përket normalizimit të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Por nëse dikush nuk është i gatshëm as të bisedojë, e lëre më të zbatojë Asociacionin e komunave serbe, atëherë kjo nuk ka kuptim”, ka thënë Vuçiq më 23 mars, para takimit me Lajçakun në Beograd. Ai ka bërë të ditur se në prag të udhëtimit të tij në Ohër, për të takuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, si dhe Lajçakun, ai do t’i adresohet popullit rreth pozicionit të tij për Kosovën.

“Do ta them si i shoh gjërat dhe çfarë mund të bëjmë në të ardhmen. Të mërkurën dhe të enjten, do të flas sa u përket Kosovës dhe Metohisë”, ka thënë Vuçiq. Fokusi i bisedimeve pritet të jetë rruga drejt zbatimit të së ashtuquajturës, Marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë, për të cilën dy shtetet kanë arritur pajtueshmëri më 27 shkurt në Bruksel, sipas kryediplomatit evropian, Josep Borell. Takimi mes Kurtit dhe Vuçiç do të zhvillohet në Ohër të Maqedonisë së Veriut më 18 mars.

Artikulli paraprakSHKODËR, KORSITË E BIÇIKLETAVE TË ZËNA NGA AUTOMJETET
Artikulli tjetërANULIMI I SEANCËS PLENARE, DEPUTETËT E PD LETËR NIKOLLËS