Lajmi i bukur nga materniteti ‘Koço Gliozheni’, ku kanë ardhur në jetë trinjakë. Lajmin e bëri me dije Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila postoi në Facebook foto të foshnjave, Kiarës, Siarës dhe Aidenit, në krahët e së ëmës.

“Me lajmin e mirë të lindjes së trinjakëve Kiara, Siara dhe Aiden shëndosh e mirë, nën kujdesin shembullor të stafit të maternitetit ‘Koço Gliozheni’, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Manastirliu.

Familja do të marrë çekun e bebes prje 360,000 lekë të reja.

 

Artikulli paraprakOSMANI URON PS PËR FITOREN, PD DHE PARTITË E TJERA PËR PJESËMARRJEN, SHMANG URIMIN PËR LIDERAT
Artikulli tjetër88.590 TË DYPUNËSUAR DUHET TË DORËZOJNË DEKLARATËN E TË ARDHURAVE! RRITEN KOSTOT PAS RIVLERËSIMIT TË TATIMIT