Policia e Shkodres ka vene ne pranga shtetasin, Fatmir Probibaj, 41 vjeç, banues në fshatin Guci e Re , Shkodër.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë sepse në segmentin rrugorë Guci e Re-Shkodër tek kryqëzimi i Stom Golem duke drejtuar motorrcikleten tip “Lancin” me targa AB 377, i pa pajisur me lejedrejtimit, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin : -Gj. Gj. 76 vjeç banues në fshatin Hoti i Ri,Shkodër i cili pasi mori mjekim në spitalin Rajonal Shkodër u dërgua për në spitalin e Traumes në Tiranë, në gjëndje kritike për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “ Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugorë ” dhe “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga neni 290 dhe 291 i Kodit Penal.

Artikulli paraprakRAMA – META – BASHA, NE NJE TRYEZE PER REFORMEN
Artikulli tjetërNDERTUAN NE TRUALLIN E DIKUJT TJETER, 4 NE PRANGA