Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë pasdite në Golem. Burrë e grua kanë ndërruar jetë pasi janë asfiksuar nga gazi. Policia raporton se rreth orës 17:45, në katin e dytë të një pallati, janë gjetur në banesën e shtetasit M.J, pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi M. J., 60 vjeç banues në Golem dhe shtetasja A. Ll., 50 vjeçe, banuese në Tiranë.

Kavajë/ Informacion paraprak

Më datë 27.11.2021, rreth orës 17:45, në Golem, në katin e dytë të një pallati, janë gjetur në banesën e shtetasit M.J, pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi M. J., 60 vjeç banues në Golem dhe shtetasja A. Ll., 50 vjeçe, banuese në Tiranë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se kanë humbur jetën një ditë më parë si pasojë e asfiksisë nga gazi.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e plotë të ngjarjes.

Artikulli paraprak“MË MORËN 4 BURRA, DUA TË SHOH PËR HERË TË FUNDIT FËMIJËT”, I RIU NGRE ALARMIN PËR TË MOTRËN NË POLICI
Artikulli tjetërINVESTIMI PËR MBROJTJEN NGA GËRRYERJA DHE PËRMBYTJET, MINISTRJA E BUJQËSISË INSPEKTON PUNIMET NË BËRDICË