Situata në Bashkinë Shkodër, aktualisht, është nën kontroll. Në zonat malore të Bashkisë Shkodër kanë filluar reshjes e para të dëborës.

Dje në Qafë Thore, kalimi ka qenë i mundur, por me vështirësi. Në territorin e Bashkisë së Shkodrës furnizimi me energji elektrike ka qenë i pranueshëm, duke patur parasysh këtu shkëputjet e përkohshme të energjisë elektrike në ndonjë njësi administrative. Në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Emergjencave Civile dhe Prefektin e Qarku Shkodër, po diskutojmë mundësinë e ndërhyrjes për hapjen e rrugës në Qafë Thore, duke vlerësuar situatën e motit në ditët në vijim.

Artikulli paraprakMberrin kryetari i bordit Shpetim Quku.
Artikulli tjetërKRYETARI I BORDIT SHPËTIM QUKU TAKIM ME LOJTARËT E VLLAZNISË