Kryetari i KQZ Ilirjan Celibashi përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ ka njoftuar se është bërë shpërndarja e plotë e bazës materiale për procesin e zgjedhjeve të pjesshme në 6 Bashki të vendit të datës 6 Mars 2022. Nëpërmjet këtij postimi Celibashi shprehu edhe falenderiminpër të gjithë përsonat që janë të përfshirë në këtë proces.

POSTIMI I PLOTË

! KQZ Shqiperi njofton shpërndarjen e plotë të bazës materiale për procesin e zgjedhjeve të pjesshme në 6 Bashki të vendit të datës 6 Mars 2022. Ka përfunduar shpërndarja e materialeve zgjedhore në 942 Qendrat e Votimit të Bashkive Shkodër, Dibër, Durrës, Lushnje, Rrogozhinë, ndërsa në Bashkinë Vorë janë shpërndarë pajisjet e votimit dhe numërimit elektronik.

Në emër të KQZ falenderoj të gjithë personat e përfshirë në këtë proces dhe veçanërisht komisionerët e Njësive Administrative Shalë, Shoshë dhe Pult, të cilët pavarësisht kushteve tejet të rënda atmosferike, e përmbushën me sukses detyrën e tyre.

Gjithashtu falenderoj Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura për ndihmesën në shpërndarje me mjetet e tyre, si edhe Policinë e Shtetit për shoqërimin e bazës materiale deri në destinacionin fundor.

 

Artikulli paraprak“EPOPEJA E UÇK-SË, SHËNON DITËT E KRENARISË KOMBËTARE”/ BASHA, PËRKUJTON 24 VJETORIN E RËNIES DËSHMOR TË ADEM JASHARI
Artikulli tjetërZELENSKY I DREJTOHET POPULLIT: REZISTONI, KY SHANS VJEN NJË HERË NË JETË