Nga qelia, deputeti Mark Frroku i ka kërkuar Kuvendit që t’i heqë mandatin e deputetit dhe të mos presë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila ka marrë në dorë fatin kyetarit të partisë kristian Demokrate.
Avokati i Frrokut Dhimitër Muslia konfirmoi se kreu i PKD-së ka shkruar një letër drejtuar Kuvendit të Shqipërisë ku deklaron se heq dorë nga mandati. Me heqjen dorë nga mandati i deputetit, vendin e tij në Kuvend e zë kandidati i radhës në listën e kësaj force politike në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit 2013. DHe për koicidencë, mandati i deputetit i kalon Arben Frrokun, i cili njëherësh është vëllai i Markut. Por Arben Frroku ndodhet në arrati dhe kërkohet nga drejtësia shqiptare për vrasjen e komisarit të Kombinatit Dritan Lamaj.