Ne mbyllje te procesit e votimit per referendumin, ka reagur deputetja e Shkodres Mimoza Hafizi.

Ne nje deklarate per mediat Hafizi eshte shprehur se :”Nuk na u la qe te kemi vezhgues ne referendum. Kam ardhur qysh dje qe te kem vezhgues por nuk gjetem komisionin. Nuk na u dha kjo e drejte sepse nuk e gjeta komisionin qe te bej akreditimin per vezhguesit. Komisioni u nderrua dhe deri dje pasdite nuk ka qene i mbledhur. 3 nga 5 anetare jane ndryshuar. Duhej te siha informuar si deputete dhe te me jepeshin arsyet. Nuk jam lejuar qe te bej kerkesat e mia dhe dergova nje leter por tashme ka skaduar afati sepse orari per referendumin u mbyll. Nga ana tjeter Hafizi eshte shprehur:”Kemi kontestime per menyren se si po drejtohet PS Shkoder por edhe per menyren se si po drejtohet i gjithe vendi nga PS edhe ketu ne Shkoder. E pytur ne lidhje me krijimin e nje partie te re Hafizi u shpreh: “Po takojme socialistet ne baze ne cdo qytet dhe shohim qe ka nje ndarje te qarte mes socialisteve dhe rilindasve, do te diskutojme me bazen dhe pastaj do te vendosim per te ardhmen”-eshte shprehur deputetja e Partise Socialiste Mimoza Hafizi.

Artikulli paraprakNXIRRET KUTIA E ZEZE E HELIKOPTERIT, PROKURORIA NGRE DY AKUZA
Artikulli tjetërLIVING – 09.04.2016