SHKAK I VDEKJES SË KËNGËTARIT DYSHOHET NJË TAKIKARDI. Floran Kondi, i njohur për mbarë publikun shqiptar si Doktor Flori është ndarë nga jeta gjatë ditës së sotme.

Behet me dije se këngëtari i njohur i muzikës shqiptare ka shfaqur shqetësime shëndetësore dhe ka ndërruar jetë vetëm pak çaste pasi ka mbërritur në spitalin Universitar “Nënë Tereza” në Tiranë. Shkak i vdekjes së këngëtarit dyshohet një takikardi, ku nga konstatimi i mjekëve mund të ketë ardhur nga përdorimi i substancave narkortike. Sakaq, qendra spitalore Universitare Nënë Tereza pritet të kryejë ekspertizën, nëse familja e tij do të japë dakordësinë. Doktor Flori u nda nga jeta në një moshë të re, ndërsa ka lënë pas dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë të vogël, i cili kishte vetëm disa javë që kishte lindur.Doktor Flori është krijues i grupit muzikor mjaft të njohur dhe të pëlqyer nga të rinjtë “West Side Family”.

Artikulli paraprak65 VJETORI I “TEATRIT MIGJENI”
Artikulli tjetërKONFIRMOHET MIQËSORJA, ITALI-SHQIPËRI