Arrestohen 4 persona për “Ndërtim të paligjshëm” . Nga shërbimet e Komisariatit Policisë Shkodër, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
• Sadi Neziri 48 vjeç, banues në Shkodër. • Ejell Vushaj, 36 vjeç, banues në fshatin Shtoj i ri, Shkodër • Astrit Pervataj, 42 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Shkodër • Bujar Guraj, 18 vjeç ,banues në fshatin Shtoj i ri, Shkodër Arrestimi i këtyre shtetasve u bë sepse: Në vëndin e quajtur Shtoj i Ri , janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër duke kryer veprën penale të “ndërtimit të paligjshem”, në një banesë që nuk ishte trualli i tyre. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale të “ndertimit te paligjshem”, parashikuar nga neni 199-a i Kodit Penal.