Specialistët e Sektorit Kundër Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë e Policisë Shkodër mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative si dhe në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ,gjatë paradites së sotme në qytetin e Shkodrës bënë të mundur kapjen dhe arrestimin provizor për qëllime ekstardimi të shtetasit:

•Valter Vathaj, 48 vjeç, banues në fshatin Naraç, Vau Dejës, Shkodër. Kapja dhe ndalimi i shtetasit Valter Vathaj u bë pasi ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar sepse : Gjykata e Santa Maria Capua Vetere, ka lëshuar urdhër arrestin ndërkombëtar me datë 17.01.2005, për kryerjen e veprave penale “Shkelje e ligjit mbi prostitucionin”, “Trafik qënjesh njerëzore”, “Pjesëmarrje në oraganizata kriminale”, “Shkelje e ligjit mbi emigracionin”. Arrestimi provizor i tij u bë për qëllim ekstradimi në Itali.

Artikulli paraprakSHKODRA N’FEST, ME AKTORËT E TEATRIT MIGJENI
Artikulli tjetërSHKARKOHET TRAJNERI I CHELSEA, HOZE MOURINHO