Parlamenti ka miratuar mbrëmjen e sotme pas një seance të nisur që nga paraditja, me debate të shumta e akuza nga opozita kundrejt maxhorancës Eurobondin 700 milionë euro.

Projektligji “Për eurobondin, që do të emetohet nga ministri i Financave dhe Ekonomisë, miratimin e përjashtimeve nga tatimet e taksat dhe të parashikimeve për heqjen dorë nga imuniteti, në marrëveshjet që do të lidhen nga ministri i Financave dhe Ekonomisë” ka marrë 78 vota pro dhe 4 kundër.

Kreu i PD-së Lulzim Basha akuzoi qeverinë se me borxhin më të lartë në historinë e tranzicionit, po e asfikson ekonominë.

Artikulli paraprakAKSIDENT NË LEZHË, TRAJLERI PËRPLAS MOTOÇIKLETËN DHE LARGOHET DREJT SHKODRËS
Artikulli tjetërAKSIDENT I SHUMËFISHTË NË TIRANË-DURRËS, PLAGOSEN 5 PERSONA