Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të marte në Velipojë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Malikolaj.

Paraprakisht mësohet se i plagosur ka mbetur një person me iniciale E.M., i cili është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Policia është nisur në vendin e ngjarjes.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 21:45, në malin e Kolajve Velipojë, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi E. P., 27 vjeç, banues në fshatin Pulaj-Plazhë, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe sëbashku me dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër po vijojnë krehjen e zonës.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autoreve.

Artikulli paraprakGAZMENT BARDHI MBLEDH GRUPIN PARLAMENTAR NË SELI
Artikulli tjetërKONJUFCA: VENDIMI PËR MANASTIRIN E DEÇANIT TREGON VENDOSMËRINË E KOSOVËS PËR SHTET LIGJOR