Shkodër – Informacion paraprak

Më datë 14.12.2016, rreth orës 19.00, në fshatin Barbullush, Njësia Administrative Bushat, Bashkia Vau Dejës, ka ndodhur një plagosje me armë të ftohtë (thikë). Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë të cilët kanë konstatuar se ka mbetur i plagosur me armë të ftohtë (thikë) shtetasi E.V. 26 vjeç, banues në fshatin Barbullush. I dëmtuari u dërgua menjëherë në spitalin rajonal Shkodër, dhe ndodhet jashë rrezikut për jetën. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se autorë të dyshuar të kësaj ngjarje janë shtetasit Gj.M. 28 vjeç dhe Gj.M. 32 vjeç, të dy banues në fshatin Barbullush, të cilët për motive të dobëta dyshohet se kanë plagosur shtetasin E.V. Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve të dyshuar dhe vendosjen para përgjegjësisë penale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Artikulli paraprakRAMA MIRATON VENDIMIN PËR 44 MAKINAT LUKSOZE ‘JAGUAR’, IA KALON TAHIRIT NË PËRGJEGJËSI
Artikulli tjetërTIRANË,18-VJEÇARI KAPET DUKE VJEDHUR NË QENDËR TREGTARE