Nis tryeza e Reformës Zgjedhore organizuar nga Koalicioni i Vëzhguesve Vendore në nivel të përfaqësuesve të partive politike Rama dhe Basha ranë dakord sa i takon çështjes së reklamave dhe transparencës së burimeve financiare Kryetari i PS-se njëkohësisht Edi Rama u ndal tek domosdoshmëria e konsensusit si dhe depolitizimit të komisoneve zgjedhore.
Kryetari i PD-se u ndal tek korrupsioni zgjedhor si problemi më emergjent për tu zgjidhur. Rama: Konsensusi i domosdoshem “Elementi i parë është nevoja për të kapërcyer traditën dhe për të depolitiuzar komisionet zgjedhore. Jemi sot në kohë për ta bërë këtë hap. Ky hap është kërkuar dhe nga partnerët ndërkombëtarë. Nevojë të depolitizojmë komisionet zgjedhore. Nëse për të gjithë reformat e tjera konsensusi është i dëshirueshëm por jo i domosdoshëm për këtë është i domosdoshëm. Reforma zgjedhore duhet të garantojë palët. Kërkon një diskutim cështja e reklamave elektorale. Është pjesë me e shtrenjtë e fushatës zgjedhore, dhe pjesa më e errët në shumë aspekte. Besoj se duke u bazuar në analizën tonë të përbashkët. Ta shkurtonim këtë zë në shpenzimet e fushatës dhe të lehtësonim barrën e madhe financiare që ky zë ka për partitë që janë seriozisht në garë. Mund të ketë zgjidhje dhe të ndërmjetme. Lulzim Basha:Fund korrupsionit zgjedhor Lidhja e krimit me politikën është problem më i madh dhe më unik i korrupsionit zgjedhor. Kjo tryezë dhe hapat që do të hedhin pas kësaj janë vendimtare nëse konfirmohet vullneti politik për të shkuar më tej se gërma e ligjit, për të pastruar listat e ardhshme nga persona të inkrimuar . Jo vetëm çështja e reklamave, për të cilën bie dakord me kreun e PS-së por për cdo çështje financimi duhet të futet nën lupën e reformës zgjedhore. Të kriminalizojmë cdo donacion që vjen në mënyrë private për të blerë me 5 lekë tenderin e ardhshëm. Modele ka s’kemi pse ti shpikim. Është emergjente të nisim me korrupsionin zgjedhor , të japim një zgjidhje radikale të qëndrueshme dhe afatgjatë