Operacion për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, “Goditjen e trafikut të lëndëve narkotike” dhe “Armëmbajtjes pa leje”. Sekuestrohen drogë, armë e municion luftarak. Arrestohen në flagrancë 4 (katër) persona për “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” dhe “ Mbajtje pa leje te armeve luftarake e municionit”.

Efektivat e Komisariatit të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Seksionin për Narkotikët në vijim të zbatimit të Planit Operacional për rritjen e parametrave të sigurisë publike duke goditur trafiqet e paligjshme të lëndëve narkotike, të Armbajties pa leje si dhe të mbajties nën kontroll të elementëve me tendenca kriminale, gjatë ditës së sotme bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: • Edmond Franja, 26 vjeç, banues në Shkodër. • Rezart Gjergji, 37 vjeç, banues në Fushë Arres. • Armaldo Kola, 22 vjeç, banues në Fushë Arres. • Albion Kola, 22 vjeç, banues në Fushë Arres (vëllezër) Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi: Në aksin KryeBushat-Shkodër efektivët e Komisariatit Policisë Shkodër kanë ndaluar dhe kontrolluar automjetin tip AUDI me targa AA 141 KK që po udhëtonte nga Tirana në Shkodër me drejtues shtetasin Rezart Gjergji dhe pasagjer shtetasit: Edmond Franja, Armaldo Kola dhe Albion Kola. Nga kontrolli i ushtruar nga forcat e Policisë , në automjetin tip AUDI janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale : -Një pistoletë tip Berett. -Një krehër me 8 (tetë) fishekë. -Një çante me lëndë bimore e dyshuar Canabis Sattiva me peshë 11.6 (njëmbedhjetë pikë gashtë) gramë. Gjithashtu po në vijim të planit operacional, në kuadër të kësaj ngjarje në kushte të flagrancës është bërë edhe kontrolli i banesës së shtetasve: -Rezart Gjergji, në Fushë Arres. -Albion & Armaldo Kola, në Fushë Arrës. Nga kontrolli i ushtruar nga forcat e Policisë , në ambientin e banesës së shtetasve të lartëpërmendur janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale : -Një qese me material bimor të dyshuar Canabis Sattiva me peshë 1.1 (një pikë një) gramë në banesën e shtetasit Rezart Gjergji. Si dhe 30 (tridhjetë) fishekë pistolete në banesën e vëllezerve Kola. Materialet i kaluan Prokurorise së Rrethit Gjyqësor Shkodër, përkatësisht për shtetasit: -Edmond Franja për veprat penale “Prodhim shitje te lëndëve narkotike”, si dhe “ Mbajtje pa leje të armëve luftarake e municionit” parashikuar nga nenet 283 e 278 të Kodit Penal. -Rezart Gjergji për veprat penale “Prodhim e shitje të lëndëve narkotike”, si dhe “ Mbajtje pa leje të armëve luftarake e municionit” dhe “Drejtim të automjetit në gjendje të dehur” parashikuar nga nenet 283 e 278, dhe 291 te Kodit Penal. -Armaldo Kola për veprën penale “Mbajtje pa leje të armeve luftarake e municionit” parashikuar nga neni 278, i Kodit Penal. -Albion Kola për veprën penale “Mbajtje pa leje të armëve luftarake e municionit” parashikuar nga nenet 278, i Kodit Penal.

Artikulli paraprakMIRATOHET LIGJI PER DEKRIMINALIZIMIN, MAZHORANCA DHE OPOZITA BASHKE
Artikulli tjetërPukë.Operacion për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, “Goditjen e trafikut të lëndëve narkotike” dhe “Armëmbajtjes pa leje”.