Një 45-vjeçar me origjinë shqiptare ka vrarë vajzën e tij 16-vjeçare dhe një italian 51-vjeçar, M.DS., mbrëmjen e kaluar. Mediat italiane raportojnë se vrasësi i dyshuar 45-vjeçar bukëpjekës, dyshonte se gruaja e tij 39-vjeçe kishte një lidhje me italianin. Ai tentoi të bashkëshorten vajza e tij 16-vjeçare tentoi ta mbronte nënën e saj dhe në momentin kur ka hyrë në mes ai e goditi vajzën me thikë për vdekje; menjëherë pas kësaj ai vrau edhe italianin.

Ngjarja ka ndodhur në Torremaggiore, në provincën e Foggia, në natën mes 6 dhe 7 majit. Gruaja 39-vjeçare e atentatorit, gjithashtu shqiptare, ka mbetur e plagosur dhe ndodhet në spitalin e Foggia. Gjendja e saj  është e rëndë. Në vendngjarje kanë ndërhyrë karabinierët, të cilët po përpiqen të zbardhin motivin e vrasjes së dyfishtë. Pista më e pranuar është ajo e xhelozisë. Vrasja e dyfishtë ka ndodhru jashtë banesës, në hyrjen e pallatit.

Artikulli paraprakKANDIDATI I KOALICIONIT “BASHKË FITOJMË” BARDH SPAHIA : SPORTI ËSHTË NJË PREJ KRENARIVE TË SHKODRËS
Artikulli tjetërPLANIFIKUAN SULM ME EKSPLOZIV NË AEROPORTIN RUS, FORCAT E MOSKËS ARRESTOJNË GRUPIN UKRAINAS TË SABOTAZHIT