Të shtëna me armë zjarri janë raportuar këtë mbrëmje në Shkodër. Bëhet me dije se nga informacionet paraprake mësohet se një mjet në lëvizje ka qëlluar me armë drejt një mjeti të parkuar.
Ngjarja ka ndodhur në sheshin “Prek Cali” në Shkodër.
Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar. Sakaq policia ndodhe të vendngjarje dhe po heton rastin.