Pesë vjet më parë, “YouTube” hapi programin e partneritetit për të gjithë.

Kjo ishte një risi e madhe: kushdo mund të regjistrohej në shërbim, të ngarkonte video dhe menjëherë të fitonte para. Ky model ndihmoi YouTube-n që të bëhet platforma më e madhe e videove në botë, por gjithashtu edhe çoi në disa probleme. Njerëzit shpesh krijonin llogari dhe ngarkonin përmbajtje që ishin të dikujt tjetër, të studiove dhe produksioneve të mëdha, e shpesh edhe të krijuesve të famshëm të YouTube.

Në përpjekje për t’u përballur me këtë, YouTube ka njoftuar se do të bëjë një ndryshim në programin e partneritetit. Prej tani e tutje, krijuesit nuk do të jenë më në gjendje që të fitojnë para deri sa të arrinë 10,000 shikime në kanalin e tyre. Kompania beson se ky ndryshim do t’iu mundësojë atyre që të mbledhin informacione të mjaftueshme rreth një kanali, për të parë nëse është i ligjshëm.

Artikulli paraprakDËNOHET TIFOZI QË HODHI FISHEKZJARRË NË NDESHJEN ITALI – SHQIPËRI
Artikulli tjetërMOTO GP, GARË E PABESUESHME NË ARGJENTINË