Lajm i keq për emigrantët, Gjermania nis deportimin e azilkërkuesve
Gjermania ka nisur deportimin e azilkërkuesve pas masave emergjente, të kërkuara nga kancelarja, Angela Merkel për trajtimit të kërkesave për azil në këtë vend. Sot, të parët, janë deportuar mbi 30 afganë raportojne mediat gjermane. Avokatët e refugjatëve kanë thënë se aeroplani me të deportuarit , është larguar nga aeroporti i Frankfurtit, nderkohe qe qindra protestues kanë demonstruar kundër masave ne fjale.. “Për shkak të rrugës që mora për në Evropë, kam humbur gjithçka. Të gjithë e duan vendin e tyre, dhe unë e dua vendim tim, por çfarë duhet të bëja në Afganistan? Mos duhet t’i bashkohesha talibanëve apo DAESH-it (Shtetit Islamik)?”, është shprehur i zemëruar, Mati Ullah një nga afganët e deportuar për në Kabul. Gjermania ka pranuar 890 mijë migrantë gjatë vitit të kaluar, kryesisht afganë, sirianë dhe ata nga Iraku. Berlini ka shpejtuar procesin e azilit, përfitues e të cilit mund të jenë sirianët e ikur nga lufta, por jo banorët e shteteve të Ballkanit që janë larguar nga varfëria në shtetet e tyre. Afganët gjenden në mes të dy këtyre grupeve, disa prej të cilëve konsiderohen se vijnë nga zona më të sigurta dhe disa të tjerë nga zona jo të sigurta të Afganistanit.