N’Golo Kante rrezikon seriozisht pjesëmrrjen në Kupën e Botës me Francën në Katar. Kampioni në fuqi i botës dhe një nga njerëzit kyç të suksesit të Moskës 4 vite më parë, vuan nga një dëmtim muskular në pjesën e sipërme të kofshës të pësuar në miqësoren e gushtit mes Chelseat dhe Tottenham.
31-vjeçari ka ndjekur një protokoll të veçantë rehabilitimi dhe ka nisur stërvitjen i veçuar por ai nuk mund të rikthehet me klubin për të paktën edhe 5 ndeshjet e radhës. Trajneri Graham Potter ka deklaruar se ai ka pasur një problem në stërvitje ndërsa “L’Equipe” shton se lojtarit i janë rikthyer problemet e gushtit e mjekët nuk arrijnë të kuptojnë shkaqet.
Trajneri Didier Deschams duhet të publikojë listën në tre javët e ardhshme dhe në këtë mënyrë, Kante rrezikon shumë.