Presidentit Vladimir Putin ka dhënë sot urdhrin për vendosjen e armëpushimit me Ukrainën. Armëpushimi do të zgjasë 36 orë dhe shkak për një vendim të tillë janë bërë Krishtlindjet Ortodokse, pra nga mesdita e nesërme deri në mesnatën e 6 janarit.
“Duke marrë parasysh apelin e Shenjtërisë së Tij Patriarkut Kirill, udhëzoj Ministrin e Mbrojtjes të Federatës Ruse që të vendosë një regjim armëpushimi përgjatë gjithë linjës së kontaktit të palëve në Ukrainë nga ora 12:00 e datës 6 janar 2023 deri në orën 24:00 të datës 7 janar 2023.
Duke u nisur nga fakti se një numër i madh qytetarësh që shpallin Ortodoksinë jetojnë në zonat e armiqësive, i bëjmë thirrje palës ukrainase të shpallë armëpushim dhe t’i lejojë ata të marrin pjesë në shërbesat në prag të Krishtlindjeve, si dhe në ditën e Krishtlindjes”, deklaroi Putin.