Lajm i mirë për të gjithë drejtuesit e automjeteve. Autoritetet belge kanë konfirmuar zyrtarisht njohjen e lejeve të drejtimit të lëshuara nga autoritetet shqiptare.

Praktikisht, nëse një shtetas shqiptar shkon në Belgjikë për më pak se tre muaj, ai mund të përdorë lejen shqiptare të drejtimit të automjetit.

Për shtetasit shqiptarë me qëndrim më të gjatë, duhet të paraqiten në komunën belge ku janë regjistruar për t’u pajisur me leje belge për drejtim automjeti, bazuar në lejen e tyre shqiptare të drejtimit të automjetit.

Artikulli paraprakNËNA DHE I DASHURI I SAJ VRASIN 8-VJEÇARIN, MENDONIN SE ISHTE HOMOSEKSUAL
Artikulli tjetërEURODEPUTETËT AUSTRIAKË NË ZYRËN E BASHËS: MBËSHTESIM ÇELJEN E NEGOCIATAVE TË SHQIPËRISË ME BE