Pas më shumë se një viti nga miratimi dhe publikimi i projektit emergjent për shpëtimin e trashëgimisë kulturore, konkretisht Ures së Zogut mbi Lumin Mat Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka informuar se është përzgjedhur ofertuesi ekonomik dhe pritet lidhja e kontratës me te.

Bashkimi i Operatorëve Ekonomikë BOE “AD- STAR” Sh.p.k dhe “ANK” Sh.p.k me vlerën e ofruar 46.659.645 lekë pa T.V.SH do te jete subjekti qe do te beje nderhyrjen per mbrojtjen e ures se Zogut ne Milot dhe mbrojtjen e saj nga rrenimi i metejshem. “Qendra Sebastia” ne Kurbin, e cila arriti te ngreje zerin dhe ta perfshije kete monument kulture pjese e 7 monumenteve me te rrezikuara te shpallura nga Europa Nostra, ka bere te ditur se do të vazhdojne ta ndjekim këtë kauzë, e cila na bashkon jo vetëm në emër të historisë së Kurbinit, por edhe në emër të identiteti kombëtar dhe kulturor.

Ura e Zogut është ndërtuar në vitin 1927 dhe gëzon statusin e Monumentit të Kulturës së kategorisë së parë. Ajo është e veçantë për shkak të harqeve të saj, ndërsa në kohën e ndërtimit, ka qenë një prej rrugëve kryesore që lidhnin Shqipërinë e Mesme me atë të Veriut.Për vite me radhë, ekspertë të mjedisit dhe mbrojtës të trashëgimisë kulturore u ranë këmbanave të alarmit se eskavatorët që nxjerrin zhavorr nga lumi Mat, po rrezikonin seriozisht “Urën e Zogut”- e shpallur monument kulture në vitin 1999.Por shqetësimi ra në vesh të shurdhër, dhe 3 vite më pare u fundos njëra prej këmbëve të urës me 2 metra e 40 centimetra, duke rrezikuar shembjen e plotë te saj.

Artikulli paraprakZBULOHET NJË LOKAL NË KOPLIK, ORGANIZOHESHIN LOJËRA POKERI DHE ME MAKINETA, ARRESTOHET 20-VJEÇARI
Artikulli tjetër7- MARSI NDRYSHE PËR OLIMPIA KAKARRIQIN