Sadiq Khan është Kryebashkiaku i parë mysliman i zgjedhur në Londër.

Në zgjedhjet vendore të mbajtura në Londër u zgjodh Kryetar Bashkie Sadiq Khan, djali i një shoferi autobusash si dhe mishërimi i kozmopolitizmit të kryeqytetit britanik. Sadik Khan është me origjinë nga Pakistani. Rivali i tij kryesor në këtë garë ka qenë konservatori Zak Goldsmith. Ai ka lindur më 8 tetor të vitit 1970, është rritur në Tooting, në jug të Londrës dhe është fëmija i pestë nga tetë motrat dhe vëllezërit e tij. Mirëpo Khan është një mik i shqiptarëve në Londër. Ai është mirënjohës që komuniteti i madh shqipfolës është bërë pjesë aktive e jetës profesionale, kulturore dhe politike e kryeqytetit britanik. Kryetari i Londrës Khan, herën e fundit mori pjesë në Festivalin e Kulturës shqiptare, një aktivitet mjaft impresionues i komunitetit shqiptar përpara Bashkisë së Londrës, më 8 qershor, ku edhe foli në atë aktivitet. “Unë i dua shqiptarët dhe mezi pres të bashkëpunoj me ta dhe të vizitoj Shqipërinë e Kosovën”, ka deklaruar Sadiq Khan.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakFESTA E LULEVE, KONCERT PARA BASHKISË SË SHKODRËS
Artikulli tjetërKRUJË, ARRESTOHET NJË PERSON, KISHTE MBJELLË 20 MIJË BIMË KANABIS