Reshjet e shiut të muajve te fundit kanë sjellë një situatë të favorshme për prodhimin e energjisë elektrike në Vend. Sipas burimeve zyrtare kaskada e Drinit pritet të ketë nivele më të larta se mesatarja historike në liqenet e HEC-ve.

Korporata ElektroEnergjitike raporton se liqeni i Fierzes është në kuotën 286.4 metra (apo rreth 7 metra më lart se niveli mesatar i shfrytëzimit shumëvjecar për muajin Gusht).

Prurjet rezultojne rreth 70 metër kub/sekondë kur prurjet mesatare shumëvjecare për këtë muaj rezultojne në vetëm 46 m3/sek.Njëlloj si për 7 muajt e parë të vitit 2018, edhe për këtë muaj KESH po prodhon për të mbuluar plotësisht nevojat e vendit për energji.

Sipas të njëjtave burime, KESH pritet të prodhojë rreth 470 mijë megavat/orë, edhe kjo shifër më e lartë se e njëjta periudhë e viteve të kaluara. Vetëm në Korrik u prodhua 427 mijë megavat/orë energji.Korriku ka shënuar nivelin e prodhimit maksimal.

Situata e favorshme energjetike pritet të vazhdoje edhe në muajin Shtator. Drejtues të KESH konfirmojnë se edhe për muajin Shtator 2018, parashikohet që prodhimi i energjisë në vend të mbulojë kërkesat e konsumatorëve.

Sipas burimeve zyrtare, po punohet edhe për krijimin e rezervave energjetike në liqenet e kaskadës së Drinit për të garantuar furnizimin me energji deri në fund të vitit.

 

Artikulli paraprakFIRAT: S’JAM HERO, VLLAZNIA AKTUALE S’DEL NË SUPERLIGË
Artikulli tjetërHENRY GATI TË JETË TRAJNER NË FRANCË