Një nga shoqëritë më të mëdha të kroçereve në Europë ka vendosur të përfshijë dhe Shqipërinë në listën e udhëtimeve me kroçere.
E kjo është hera e parë, që vendi ynë do t’i bashkohet listës së shteteve që do të vizitohen nga kroçeret e Shoqërisë ‘MSC’. Gudia do të nisë duke filluar nga muaji prill i vitit të ardhshëm. E shoqëria e kroçereve ka vendosur që udhëtimi të zgjatë një javë dhe do të ofrohet e një ndalesë në Sarandë. Në Sarandë turistët mund të vizitojnë Butrintin, pjesë e paketës do të jetë dhe vizita në Syrin e Kaltër.