I RIU VETËVRITET ME FOSTOKSINË
Marjo Bici 20 vjeç nga Lezha i ka dhënë fund jetës në rrethana të mistershme. Nga të dhënat paraprake, Bici në gjendje depresioni, ka konsumuar fostoksinë. Kanë qenë familjarët ata që e kanë gjetur të riun në gjendje të rëndë duke e dërguar për mjekim në spital, ku pavarësisht ndihmës së dhënë ka gjetur vdekjen.

PRONËSIA, PLAGOSET 45-VJEÇARI
Një konflikt pronësie është bërë shkak për plagosjen e një 45 vjeçari me inicialet D.J mëngjesin e se enjtes ne Tiranë. Autorët janë larguar me makinë nga vendi i ngjarjes, ndërsa shkak për plagosjen mësohet të jetë një konflikt pronësie. Megjithatë forcat e policisë, kanë arritur t’i identifikojnë, dhe janë vënë në kërkim të autoreve.

I HEDH EKPLOZIV KUSHËRIRIT
Policia e Pogradecit ka vënë në pranga 48 vjeçari Gëzim Mara pasi dyshohet se ka hedhur një sasi lëndë plasëse në drejtim të një kushëriri të tij, 32 vjeçarit D.Mara , duke i shkaktuar dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit.I cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë policia vijojnë hetimet për zbardhjen e konflikteve mes dy kushërinjve Mara

MBANTE PADREJTËSISHT FËMIJËN
 Policia e Gramshit ka ndaluar 42 vjeçarin E.S., pas kallzimit të bërë në polici nga ish- bashkëshortja e tij V.S, duke thënë se në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka mbajtur në mënyrë të pa drejtë fëmijën I.S.,15 vjeç,.Pas denoncimit në ngarkim të të paditurit materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale “Mbajtja e padrejtë e fëmijës

ELEKSTRIÇISTËT SULMOHEN GJATË AKSIONIT
Po punonin për prerjen e lidhjeve të paligjshme të energjisë, por janë dhunuar nga një person që e vidhte atë. Ngjarja ka ndodhur ditën e enjte në Laprakë ku dy elektricistë kanë marrë plagë të rënda nga dhuna e ushtruar ndaj tyre, ndërkohë që policia ka ndaluar autorin e ngjarjes.

[iframe width=”300″ height=”390″ src=”//www.youtube.com/embed/ZMRNZfnrmEw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakMANIPULUAN ZGJEDHJET, KOMISIONI NË GJYKATË
Artikulli tjetërVLLAZNIA – TIRANA, “LUFTË” NË STADIUM