KANABIS, ARRESTOHET 23 VJEÇARI

SITUATA E RENDIT DHE SIGURISË NË QARKUN E SHKODRËS

Më datë 19.10.2014, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Prelë Fusha, vjeç 23, banues në Fshatin Golem, Komuna Rrethina Shkodër. Arrestimi i tij u bë, pasi në vendin e quajtur “Sheshi Prek Cali”, Shkodër, pas një kontrolli të ushtruar nga shërbimet e policisë, i është gjetur një sasi bimë e thatë e mbështjellë me plasmas të tejdukshëm e dyshuar si bimë narkotike Canabis Sativa, ku pas  peshimit rezultoi 17.4 gram. Materialet Prokurorisë Shkodër neni  283/a Kodit Penal.

QËLLOI NË AJËR, ARRESTOHET

Më datë 19.10.2014, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Gjon Lulashi, vjeç 27, banues në lagjen “10 Korriku”, Shkodër. Arrestimi i tij u bë pasi me datë 19.10.2014  rreth ores 14.30 në vendin e quajtur Tamarë, komuna Kelmend Malësi e Madhe, ka qëlluar në ajër me një armë zjarri Pistoletë. Në vendin e ngjarjes janë bllokuar në cilësinë e provës materiale,  4 (katër) gëzhoja si dhe arma. Materialet Prokurorisë Rrethit Shkodër, për vepren penale, parashikuar nga neni 278 dhe 274 K.Penal.  

 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/RAgnUCodkAM?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakMITROVICË, BOMBË MOLOTOV ISH KOMUNËS
Artikulli tjetër34 FËMIJË TË NGUJUAR ANALFABETË