TRAFIKIMI, SHPALLET NË KËRKIM 37 VJEÇARI.ZHVILLIMET MË TË FUNDIT NGA RENDI DHE SIGURIA PUBLIKE.Më datë 21.10.2014, ora 15.00 filloi proçedimi penal si dhe u bë shpallja në  kërkim për shtetasin:

Entel Minir Hoxha, vjec 37, banues në fshatin Bilisht – Devoll Qarku Korçë, pasi rreth orës 15.00 ka bërë kallzim shtetasi S F,vjec 46, banues ne Shkodër, se i ka trafikuar gruan e tij shtetasen D F, vjec 35, banuese në Shkodër. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për vepren penale “Trafikim i përsonave të rritur (femra)”parashikuar nga neni 110/a i K.P.

 

LOJRAT E FATIT, SEKUESTROHEN MAKINERITË. Më datë 21.10.2014, filloi proçedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin: B S, vjec 34, banues në Shkoder, pasi në orën 10.50 në lagjen “Vasil Shanto” qyteti Shkoder në lokalin bar kafe prone e shtetasit Bledar Selimi u gjeten e u sekuestruan në cilesinë e proves materiale 2(dy) kompjutera lojra fati “APEX” pa leje perkátese. Materialet i kaluan prokurorisë. Neni 197 i K.P. 

 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/tCtpw-JACSw?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakHAPEN REGJISTRIMET PËR MASTER
Artikulli tjetër“PERSONAT ME AFTËSI TË KUFIZUAR TË DISKRIMINUAR”