GOMISTI VRITET ME ARMË ZJARRI
Nje 33-vjecar eshte vrare me arme zjarri paraditen e se shtunes ne Tirane. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00 tek “Fusha e aviacionit”,
ndërsa mësohet se fillimisht 33-vjeçari ka mbetur i plagosur, por ka humbur jetën rrugës për në spital. Viktima Florian Selmani ishte pronar i një gomisterie dhe dyshohet se i ka shitur një gomë të dëmtuar klientit me inicialet Xh.M, çka edhe është bërë shkak për sherrin mes tyre.
Pas debatit dhe përplasjes fizike, personi me inicialet Xh.M është larguar me makinë, por është kryer më pas me një armë zjarri tip pistoletë TT me të cilën ka qëlluar dy herë mbi Selmanin.
Ne vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policie qe po punojne për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorit.
ARRESTOHET PËR T’U ESKTRADUAR NË SHBA
Elton Ceku, 37 vjeç, banues në Fier eshte ndaluar nga policia lokale, pas një operacioni të mirëorganizuar. Ndalimi i tij u bë për qëllim ekstradimi, pasi ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Sipas burimeve zyrtare të policisë, Gjykata e Distriktit të Masacusetit, SHBA, ka nxjerrë për 37-vjecarin një urdhërarresti ndërkombëtar qysh në në muajin qeshor të vitit 2012, duke e akuzuar për vepren penale “Mbajtje me qëllim trafikimi të lëndëve narkotike”. Sipas të njëjtave burime, dënimi maksimal i kësaj vepre penale është me burgim të përjetshëm
VETËVRITET 90-VJEÇARI
Një 90- vjecar hidhet nga kati i 6 dhe gjen vdekjen.
Ngjarja ka ndodhur rreth mbremjen e se premtes në lagjen nr 6 të qytetit të Durrësit, ndërsa uniformat blu dyshojnë se i moshuari ka pasur probleme depresioni.
Policia kam shkuar menjehere në vendngjarje dhe ka nisur mveprimet hetimore për zbardhjen e shkaqeve të vetëvrasjes së 90-vjeçarit.
Mësohet se familjarët e të moshuarit nuk kanë qenë në banesë në momentin e vetëflijimit.