VDES DREJTUESI I MOTOÇIKLETËS
Një makinë ka përplasur një motorr, duke bërë që drejtuesi i këtij të fundit të gjejë vdekjen ne qytetin e Durrësit. Viktima eshte i paidentifikuar, pasi nuk kishte asnjë dokument me vete.

Nuk dihen ende detajet e ngjarjes, ndërsa paraprakisht dyshohet shpejtësia e madhe me të cilën lëviznin të dy mjetet ka shërbyer si shkak për aksidentin

FUORISTRADA BIE NË HUMNERË
nje makine tip foristrade ka rene ne humnere prane fshatit Novaj ne Berat. Në makinë udhëtonin një grup pelegrinësh. Makina ka rënë në një kthesë të fortë, duke përfunduar qindra metra poshtë. Si pasojë kanë mbetur të plagosur rëndë dy vëllezërit Deli Dervishi 19 vex dhe Muharrem Dervishi 17 vjeç. Gjithashtu i plagosur ka mbetur edhe drejtuesi i mjetit Bexhet Bajraktari 52 vjeç.

GJENDET I VARUR 50-VJEÇARI
Një person është gjetur i varur në hekurat rrethues të stadiumit në Durrës.
Viktima është Petrit Sinani, 50 vjeç, banues në lagjen nr 18 të Durrësit. Kanë qenë kalimtarë të rastit ata që kanë pikasur trupin e pajetë të varur ne litar, duke lajmëruar uniformat blu. Dyshohet që viktima eshte vetëvarur, duke bërë që uniformat blu të thellohen në shkaqet që e drejtuan burrin drejt fundit fatal.

HUMB TURISTI AUSTRIAK
Një turist austriak është zhdukur në mënyrë të mistershme. Ky fakt u zbulua pas denoncimit të bërë në polici. Sipas denoncueses, më 16 gusht është larguar për në Fier dhe më pas për në Gjirokastër shtetasi austriak E.A., 62 vjeç, dhe deri tani nuk ka patur me kontakt me këtë person. Nga ana e policisë u bë shpallja në kërkim i turistit austriak.

PLAGOSET NGA SHPËRTHIMI I AUTOMATIT
Shpërthimi i një automati ka shkaktuar plagosjen e një vajze në Tiranë.E reja kishte shkuar për të ngritur automatin, pasi ky i fundit kishte rënë si pasojë e ngarkesës elektrike ku me pas automati ka plasur. duke lënë të lënduar vajzën, e cila u dërgua për mjekim në spital.

[iframe width=”300″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/fd6CiGWdpT4?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakRaineri skicon formacionin ANTI-KUKESI
Artikulli tjetërKOSOVA, DJEP I KRISHTËRIMIT?