VDES DREJTUESI I MOTORIT   
Një aksident me pasojë vdekjen të një personi ka ndodhur mëngjesin e se martes në rrugen Elbasan-Peqin.  një kamion është përplasur me një motor, duke shkaktuar vdekjen e drejtuesit të këtij të fundit.. Ndërkohë, nuk bëhet ende i ditur emri i viktimës, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

SHTYP KALIMTARIN, IKËN SHOFERI
50 vjeçari N.B ka gjetur vdekjen si pasojë i një aksidenti të ndodhur te rreth rrotullimi per në Lushnje. Një automjet i paidentifikuar e ka aksidentuar ate duke kapërcyer rrugën. Aksidenti ka ndodhur pak pas mesnatës së te henes, dhe duke përfituar nga errësira autori i aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes.

ARRESTOHET PËR TRAFIK KLANDESTINËSH
Sali Dalipi 35 vjeçar është arresuar në flagrancë, duke tentuar të kalonte në mënyrë të klandestine  dy qytetare per  në Itali. Policia thotë se ai ka tentuar të kalojë për në Itali shtetasen S.K.  dhe djaline saj r.k 6 vjec, njeri me pasaportë  portugeze dh tjetri me pasaportë serbe.

BABË E BIJË RRAHIN NUSEN
“Nuk na bindet”, është ky argumentimi i dhënë nga një i moshuar L.D 78 vjeç dhe vajza e tij M.S 48 vjeçare ne Tirane. Gruaja e dhunuar ME INICIALET e.d, 41 VJECE, i ka denoncuar në polici dhe babë e bijë pohuan se kishin debatuar me nusen, duke thënë se gruaja e re nuk e mbante mirë vjehrrin dhe nuk i bindej atij

 

 

 

[iframe width=”300″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/RxNvcXwbCqU?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakBENZEMA E RONALDO I JAPIN FITOREN REALIT
Artikulli tjetërCHAMPIONS, VAZHDON PORTO E MARIBOR