Gazetarë nga media e shkuar dhe vizive kanë protestuar para godinës së Prokurorisë së Përgjithshme në shenjë revolte kundër dhunës që shoqëruesi i kryeprokurores Arta Marku dhunoi fizikisht gazetarin Renaldo Salianji.

Me pankarta në duar ku lexohet “Lajmësi nuk preket”, punonjësit e medias kanë “rrethuar” hyrjen e organit të akuzës.

Ditën e premte (12.04) rojet e sigurisë së Prokurores së Përgjithshme të Përkoshme Arta Marku, ushtruan dhunë fizike ndaj gazetarit Renaldo Salianji, gjatë kohës që po kryente detyrën e tij.

Forcat e policisë penguan gazetaren Dorjana Bezat teksa raportonte live për shembjen e banesave tek “Bregu i Lumit”.

Dhuna policore qëlloi mbi gazetarin Erion Skëndaj gjatë raportimin të protestës së opozitës.

Komuniteti i gazetarëve dënon keto akte të rënda dhe të papranueshme të ndodhura vetëm së fundmi me punonjësit e medias. Këto veprime cënojnë jo vetëm integritetin fizik të gazetarëve, por edhe lirinë e medias.

Sot, gazetarët në Shqipëri po përballen me sulme fizike nga zyrtarë dhe njerëz të pushtetit, sikundër edhe me arrogancën institucionale, që shkel rëndë misionin e medias.

Si reagim i fortë ndaj dhunës që kërcënon gazetarët, heshtjes së institucuoneve përgjegjese për të dënuar këto akte, kemi vendosur që ditën e Dielë ora 16:00-17:00 para Prokurorisë së Përgjithshme të protestojmë.

Ne kërkojmë shkarkimin e menjëhershëm të Truprojës së Arta Markut dhe që Prokuroria e Përgjithshmë të kërkojë falje për aktin e kryer.
Ne kërkojmë të na lini të kryejmë detyrën tonë!
Ne protestojmë për çdo akt që cënon lirinë e medias dhe gazetarit!
Lajmësi është i shenjtë!

Artikulli paraprakRAMA:ATA PRISH E NE NDREQ,ATA NDOT E NE PASTRO,ATA KLITH E NE FITO
Artikulli tjetërSPEKTAKLI NDAJ ERZENIT NUK MJAFTON, JA KUR VLLAZNIA HIPOTEKON NGJITJEN