Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e se premtes në aksin rrugor Shkodër – Lezhë, në fshatin Melgushë në afërsi të kryqëzimit në Kryebushat.
Sipas të dhënave të policisë së shkodrës, bëhet me dije se në aksident janë përfshirë dy mjete. Motorrçikleta me targa CAB 784 me drejtues shtetasi S.H është perplasur me një automjet me targa QA 03855 me drejtues shtetasi i huaj S.G, banues në Serbi. Blut ë Shkodrës kanë mberritur menjehere ne vnedin e ngjarjes, ku sipas te dhenave prane bluve te Shkodres behet me dije se shkak i aksidentit ka qene mos respektimi i shenjave te qarkullimit si dhe erresira ne rruge. Si pasoje e ketij aksidenti, është dëmtuar drejtuesi i motorcikletes i cili eshte derguar ne spitalin rajonal te Shkodres dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Aksidenti mes dy mjeteve, pervec demeve material dhe plagosjes se drejtuesit te motorcikletes, ka shkaktuar edhe bllokimin ketij aksi rrugor per disa momente.Aksidentet rrugore, gjate sezonit veror, kthehen ne kryefjale te rrugeve ne Shkoder, dhe ne kete kuader blute e shkodres bejne thirrje per drejtuesit e automjeteve qe te respektojne rregullat e qarkullimit rrugor me qellim shmangien e aksidenteve ne rruge ku jo ne pak raste kane qene edhe me pasoja fatale per jeten e qytetarëve