Dy ekipet madrilene, Atletico dhe Real janë finalistet e këtij sezoni në Champions League.

Reali i Madridit arriti të kalojë në finale pas fitores 1-0 ndaj Manchester Cityt. Edhe pse në takimin e zhvilluar mbrëmjen e së mërkurës në “Bernabeu” u rikthye Ronaldo si titullar, edhe një herë ishte uellsiani Bale njeriu vendimtar për ekipin e drejtuar nga Zidane. Ishte minuta e 20, kur Bale e dërgoi topin në rrjetën e Cityt, i ndihmuar edhe nga një devijim nga njëri prej mbrojtësve. Ky gol ishte vendimtar për madrilenët, duke i dërguar ata në finalen e madhe të Championsit, ku gjejnë Atleticon e kualifikuar një ditë më parë. Ndeshja finale do të zhvillohet më 28 Maj në “San Siro”.

Artikulli paraprakI AKSIDENTUARI JASHTE RREZIKUT PER JETEN
Artikulli tjetërSTAR TREND – 04.05.2016