Aksidenti ne Shkoder, del nga spitali i aksidentuari, plage te lehta, shoqerohet ne komisariat drejtuesi i mjetit
22:30 – Sipas te dhenave prane spitalit Rajonal ne Shkoder, behet me dije se i aksidentuari eshte larguar nga spitali i shkodres jashte rrezikut per jeten. Nderkohe qe blute e Shkodres kane marre ne pyetje drejtuesin e automjetit. Grupi hetimor i policise konfirmon se shkak i aksidentit ka qene mungesa e sinjalistikes dhe erresira ne rruge. 21:00 Nje aksident i rende eshte regjistruar rreth ores
20:30 te se merkures ne unazen perendimore ne Shkoder. Aksidenti eshte regjistruar ne lagjen Manush Alimani, prane ish zukth kashtes ne Shkoder ku nje automjet tip Fiat ka perplasur nje biciklete qe po kalonte prane ketij segmenti rrugor. Menjehere ne vendin e ngjarjes kane mberritur efektive te policise se Shkodres te cilet kane nisur hetimet per zbardhjen e rrethanave te ketij aksidenti te rende qe regjistrohet ne Shkoder. Sipas te dhenave prane vendit te ngjarjes behet me dije se i aksidentuari eshte derguar ne spitalin e shkodres dhe ndodhet jashte rrezikut per jeten. Sipas te dhenave te para prane grupit hetimore te policise se shkodres behet me dije se shkak i ketij aksidenti ka qene mos respektimi i shenjave te qarkullimit rrugor dhe erresira ne rruga.