ish-kryetar të Komisionit të Ndarjes së Tokës. Mes personave të kallëzuar janë Bardhok Ndreka Ded Kaci dhe Nikoll Marku ish-kryetar i Komunës Velipojë të zjedhur nën siglën e Partisë Demokratike.
Nga auditimi ka rezultuar se ish kryetaret e komunës bashkë me 7 persona të tjerë kanë abuzur me ndarjen e tokës buqësore, duke lëshuar dokumenta të parregullta. Nga ky abuzim janë lënë pa tokë familje të cilat u takonte sipas ligjit. “Në ndarjen e tokës bujqësore, në 331 raste me sipërfaqe 111.9 ha, janë lëshuar dokumenta të parregullta. Janë pajisur me tokë jashtë gjendjes civile të vitit 1991 dhe në 16 raste për sipërfaqe 13.6 ha të zënë, është ndarë për 59 frymë, duke krijuar probleme të rënda sociale e lënë pa tokë 11 familje për sipërfaqe prej 20 ha tokë që u takonte sipas ligjit”, – thuhet në raportin e KLSH-s. Gjithashtu ish-Komuna e Velipojës akuzohet se ka kryer pagesa të paligjshme për këshilltarët pa marrë pjesë në mbledhjet e këshillit të komunës në shumën prej 1.4 milion lekë. Po kështu nuk është mbledhur qëraja edhe subjektet që shfrytëzonin rërën në plazhin e Velipojës. Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit nga ish-kryetarët e komunave dhe 7 personave të tjerë është shkaktuar një dëm dëm ekonomik në vlerën 142.7 milion lekë dhe mungojnë 315.7 milion lekë të ard