Ky është vlerësimi i masës së sigurisë nga gjykata e Shkodrës duke e caktuar të ligjshëm ndalimin e Esat Dushaj i akuzuar për vrasjen e dy vëllezërve Shkëmbi me 2 janar në Drisht të Postribës. Vetë Dushaj i cili mbërriti nën masa të rrepta sigurie në gjykatë, pranoi përpara gjyqtarit Erjon Bani krimin e kryer. Prokurori Simon Pashuku pas marrjes në pyetje të autorit Dushaj tha se 31 vjeçari ka deklaruar se vajza e Skënder Shkëmbit ka qenë dakord që të fejohej me të. Përveç se ka pranuar krimin e kryer Dushaj ka deklaruar se është kërcënuar dhe sharë nga Skënder Shkëmbi përpara se të bënte vrasjen e tij dhe të vëllait. Mbi Esat Dushajn rëndojnë d yakuza, “vrasje në rrethana cilësuese të më shumë se një personi” dhe “armbajtje pa leje” çka parashikohen deri në burgim të përjetshëm.