Nga seksioni i hetimit dhe parandalimit të krimeve të Drejtorisë Vendore Policisë Shkodër filloj proçedimi penal për : Shtetasin me Numër 068******8.
Proçedimi penal ndaj shtetasit të lartpërmendur filloj sepse në orën 09.54, në nëmurin e emergjencës së Sallës së Komandimit të Drejtorisë Policisë Vendore Shkodër, ka bërë njoftim të rremë, duke lajmëruar se në lagjen Kiras “shtepite e Bujqeve” në qytetin e Shkodrës ka pasur të shtëna armësh me pistoletë me pasojë vdekje. Nga verifikimet e menjëhershme të shërbimeve policore, ka rezultuar se informacioni ishte i rremë. Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër përkatësisht vepra « Njoftim i rremë në organet e rendit » neni 272 i Kodit Penal.