Nga Specialistë të Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar. D.P.V. Shkodër , arrestohet një shtetas për veprën penale “Kondrabanda me mallra që paguhet akcizë”

. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: •Arben Lopci, 51 vjec, banues në Shkodër. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesën e tij , u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 105 (njëqind e pesë) steka me cigare me nga 10 paketa secila 1050 ( njëmijë e pesëdhjetë) paketa gjithsej , të markave të ndryshme. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale ” Kondrabanda me mallra që paguhet akcizë “, parashikuar nga neni 172 i Kodit Penal.

Artikulli paraprakBASHA NE ITALI, TAKIME ME DREJTUES TE SENATIT
Artikulli tjetërSULM TERRORIST NE TURQI, 5 TE PLAGOSUR