Gjate gjithë natës Renea ka mbajtur nen rrethim autorin e vrasjes se komandantit te njësisë te Fnsh Shkodër. Autori i krimit përgjate natës ne mënyre të vazhdueshme ka hapur zjarr në drejtim te Reneas. Forcat Renea kane përdorur gaz lotsjelles , tymuese e strune dhe i kane bere thirrje te dorëzohet. Por autori i krimit thirrjeve të policisë për tu dorëzuar u eshte kundërpërgjigjur zjarr të vazhdueshëm.
Ne orën 07 e 10 ne kushtet e ndriçimit te plote efektivat e Reneas i kane bere perseri thirrje të dorëzohet por autori nuk përgjigjur. Forcat Renea kane ndërhyre ne banese . Ne momentin e ndërhyrjes autori i krimit ishte fshehur ne aneks te banesës dhe ka hapur zjarr me breshëri ndaj forcave renea. Efektivat e reneas i janë kundërpërgjigjur ku si pasoje e shkëmbimit të zjarrit ka mbetur i vrare autori i krimit.